Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Karter i japin fund lidhjes!

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Karter i japin fund lidhjes!
September 22
10:34 2019

Po ju ndërpres pak axhendën e së dielës, mes shqetësimeve për ndonjë tërmet tjetër dhe planeve që keni për fundjavë, për t’ju thënë se Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter janë ndarë. “People” raporton se çifti i vajzave, pasi e bën publike lidhjen e tyre në 11 gusht, pra më shumë se 1 muaj më parë, kur u panë duke kaluar pushimet bashkë dhe duke u puthtur, tani i kanë dhënë fund lidhjes.

Miley dhe Kaitlyn janë ndarë”- një burim thotë për revistën e njohur- “Janë ende mikesha. Kanë qenë gjithmonë shoqe dhe gjithmonë aty për njëra-tjetrën, kur i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre paraardhëse, megjithatë nuk janë më në një lidhje romantike.

Miley dhe Kaitlyn u panë për herë të fundit së bashku gjatë një fundjave në Los Angeles.

Lidhja e tyre mund të quhet pa frikë një “romancë e çmëndur”, duke marrë parasysh si nisi dhe si përfundoi. Kujtojmë që ato e bënë publike lidhjen, në të njejtën ditë që këngëtarja njoftoi ndarjen nga Liam Hemsworth dhe Kaitlyn qëndronte gjatë gjithë kohës pranë saj, edhe në prapaskenën e VMA’s kur Miley performoi këngën “Slide Away”.

Ndërkohë, një burim për “People” tha në fillim të muajit se vajzat jo vetëm që ishin bashkë por edhe bashkëjetonin. Të gjithë miqtë pranë tyre, gjatë këtyre ditëve kanë raportuar se çifti ishte shumë i lumtur bashkë, duke qenë në një lidhje dashurie dhe shumë të ngushtë  miqësie njëkohësisht. Megjithatë duket se tani gjithcka ka marrë fund.

Jemi të trishtuar që mbaroi, por të paktën janë ende miq. /Blitz.al/

Share