Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miley Cyrus dhe Alicia Keys bëhen bashkë

Miley Cyrus dhe Alicia Keys bëhen bashkë
March 26
11:59 2016

Televizioni NBC konfirmoi se Miley Cyrus dhe Alicia Keys do të jenë bashkë me Adam Levine dhe Blake Shelton pjesë e jurisë së “The Voice” për sezonin të njëmbëdhjetë. Lajmi u konfirmua edhe nga Cyrus në profilin e saj në Twitter dhe Instagram.

Nuk është hera e parë si për Cyrus edhe për Keys si pjesë “The Voice”, pasi Miley ka marrë pjesë duke qenë këshilluese për konkurrentët, kurse Alicia ka qenë mentore në sezonin e shtatë të “The Voice of America”.

Sezoni aktual gjykohet nga Adam Levine, Blake Shelton, Pharrell Williams dhe Christina Aguilera.

Komento