Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Milan Fashion Week”, modelët e Gucci sfilojnë duke mbajtur kopjen identike të kokës së tyre në duar

“Milan Fashion Week”, modelët e Gucci sfilojnë duke mbajtur kopjen identike të kokës së tyre në duar
February 22
22:30 2018

Ditën e sotme është zhvilluar një nga shfaqjet më të mëdha të modës, “Milan Fashion Week” . Ashtu sic ndodh shpesh në sfilata të pranishmit janë impresionuar nga modelët dhe veshjet por këtë herë në një tjetër formë.

Gjatë sfilatës së “Gucci”-t disa modelë kanë sfiluar veshjet e markës së njohur duke mbajtur në dorë një kokë manekini tëngjashme me vetë fytyrën e modelëve. Java e Modës në Milano nuk ka lënë një shije aq të mrekullueshme për të gjithë.

Për një detajist mund të themi se koka e manekinit ishte stiluar dhe bërë identike deri në detaje njësoj si modeli. Ideja surrealiste e sfililatës udhëhequr nga drejtori artistik Alessandro Michele thuhej se përfaqësonte betejën për gjetjen e identitetit tuaj, dhe “të kujdesit për mendimet tuaja”.

Në pasarelë sfiluan edhe modelë me “ një sy të madh” të improvizuar në pjesën e ballit, apo me aksesorë plastikë por që dukeshin aq realë si dinozaur apo gjuarpërinj. E bukur apo e shëmtuar? Deri tani ka patur reagime të dy palëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje