Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mila Kunis tregon historinë e lidhjes me Ashton Kutcher: Si filmi “Friends with Benefits”

Mila Kunis tregon historinë e lidhjes me Ashton Kutcher: Si filmi “Friends with Benefits”
July 20
18:26 2016

Kush do ta kishte menduar se historia e marrëdhënies së Mila Kunis dhe Ashton Kutcher do të ngjasonte me skenarin e “Friends With Benefits”?

Këtë gjë e ka treguar vetë aktorja në një intervistë në “The Howard Stern show” duke thënë: “Pas ‘70s Show’ ne mbanin thjesht kontakte si dy miq që dilnin dhe pinin diçka me njëri-tjetrin e asgjë më shumë. Por më pas, në një festë të ndarjeve të çmimeve muzikore, e pashë përsëri, por këtë herë me kurriz. Iu afrova dhe më pas u kthye e filluam të flisnim”.

“Pas kësaj nisëm të flisnim në chat dhe ai më ftoi në një festë në shtëpinë e tij. Aty filluam të kishim një bisedë të vrullshme, gjë që përfundoi me puthje në shtrat. Ishte çudi sepse edhe unë, edhe ai donim të ishim single. Paçka se donim të ishim single të dy, takimet tona ishin shumë, shumë të shpeshta. Nuk do ta mendoja kurrë që një film i imi do të më bëhej histori reale”, – shprehet Kunis.

Çifti i aktorëve të njohur u martuan para disa vitesh, në një dasmë sekrete në Kaliforni.

Komento
Shperndaje