Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mila Kunis: “Prindërit kanë 1 dollar, fëmijët janë të varfër”

Mila Kunis: “Prindërit kanë 1 dollar, fëmijët janë të varfër”
August 11
17:25 2016

Mila Kunis kërkon të jetë një prind shumë i kujdesshëm për fëmijët e saj. Mila dhe Ashton Kutcher janë shumë të shqetësuar për rritjen e vajzës së tyre Wyatt.

Ajo tregon se të rritësh fëmijë të edukuar është shumë e vështirë dhe prindi duhet të jetë një shembull i mirë. Kunis dhe Kutcher janë rritur në varfëri dhe kjo i ka bërë më të vetëdijshëm që 1 dollar ka shumë vlerë.  Ajo nuk është e sigurt se sa i vlerësojnë fëmijët gjërat, sepse ata nuk e kuptojnë ç’do të thotë të hash çdo ditë vetëm supë.

Për këtë arsye, çifti ka vendosur ta mësojë vajzën e tyre se mami dhe babi mund të kenë 1 dollar, por ajo vetë është e varfër deri në momentin që do të punojë./Blitz.al/

Shperndaje