Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mila Kunis ngre zërin kundër paragjykimeve gjinore

Mila Kunis ngre zërin kundër paragjykimeve gjinore
November 03
14:23 2016

Seksizmi i shfrenuar është tema kryesore që diskutohet në Hollywood. Së fundmi nuk është më tabu dhe shumë aktorë kanë folur për betejat e tyre në industrinë e filmit. Një ndër aktoret që ka shkruar kundër seksizmit ka qenë edhe Mila Kunis. Ajo i ka  bërë thirrje një producenti, i cili ka kërcënuar karrierën e saj.

“Ju kurrë nuk do të punoni përsëri në këtë qytet. Një producent më kërcënoi sepse unë refuzova të dilja në kopertinën e revistës për meshkuj, që të promovoja filmin tonë, gjysmë e zhveshur. Unë nuk isha e gatshme t’i nënshtrohesha një kompromisi naiv. Kam thënë jo për herë të parë në karrierën time, por bota nuk mori fund. Madje filmi ka bërë një shumë parash.

Të gjitha gratë përjetojnë presione nga shoqëria dhe ato duhet të ngrenë zërin për t’i dhënë fund këtij paragjykimi gjinor”,- ka thënë Kunis./Blitz.al/

Komento
Shperndaje