Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mila Kunis: Në fillim nuk më pëlqente Ashton Kutcher

Mila Kunis: Në fillim nuk më pëlqente Ashton Kutcher
July 09
10:56 2016

Në fillim miq, më pas ‘armiq’, e në fund të dashur!
Historia e aktorëve Mila Kunis dhe Ashton Kutcher nuk ka qenë gjithmonë një ‘fushë me lule’.

Sot, ata ndihen të lumtur, presin fëmijën e dytë pas martesës së vitit të kaluar, ama bukuroshja Mila shprehet për revistën “Magazine” se në fillim Ashton nuk i pëlqente:

“Ishte një periudhë kur mendoja se ai ishte i çmendur!” – rrëfen aktorja.

“Në kulmin e karrierës së tij, mendoja: Hmm, nuk më pëlqen, madje nuk të njoh më, mendon vërtet se je kaq seksi?” Më pas u ritakuam dhe mendimi ndryshoi: “Oh, më fal, nuk doja të reagoja në mënyrë kaq të tepruar”… Mund të them se jam martuar me shokun tim më të mirë. E kuptoj që mund të duket klishe, por në këtë rast është vërtet kështu!” – shton Kunis.

Gjithashtu ajo zbulon dhe një detaj interesant, kur betohet se nuk mund t’i thonë gënjeshtra njëri-tjetrit:

“Nuk di ta gënjej. Unë di gjithçka për të dhe ai për mua, kuptohemi në perfeksion kur tjetri po ‘shtiret’, jemi në gjendje të kuptohemi nëse po themi diçka të pavërtetë. Njihemi prej kaq kohësh sa nuk kemi më sekrete. Ndër vite kemi njohur anët positive e negative të njëri-tjetrit!”

Komento
Etiketimet
Shperndaje