Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mick Jagger, baba për herë të tetë në moshën 72-vjeçare

July 15
11:49 2016

Mick Jagger do të bëhet baba në moshën 72-vjeçare. Rokeri i “Rolling Stones” ka shtatë fëmijë nga lidhjet e mëparshme dhe tashmë ai dhe e dashura 29-vjeçare Melanie Hamrick do të bëhen prindër të një foshnje që pritet të lindë në janar të vitit 2017. Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin dhe lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Mick.

“Ky është një lajm  i madh.  Mick do të bëhet baba për herë të tetë dhe asgjë nuk e ndalon më atë. Ai ka qenë tepër mbështetës ndaj partneres”.

Mick kohët e fundit është bërë  stërgjysh dhe u ka prezantuar fëmijëve të tij në fillim të këtij viti të dashurën balerinë. Mësohet se Melanie nuk do mund të shpërngulet në Londër për të jetuar me Mick kur fëmija të lindë, edhe pse burimet pohojnë se rokeri do ta dojë dhe do ta mbështesë plotësisht në rritjen e fëmijës. Melanie do të jetojë në Los Angeles ose në Connecticut pranë familjes së saj.

Shperndaje