Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michelle Obama thotë se nuk do të kandidojë për presidente të SHBA dhe për këtë ka një arsye të fortë

Michelle Obama thotë se nuk do të kandidojë për presidente të SHBA dhe për këtë ka një arsye të fortë
November 14
22:29 2018

Ish Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama sapo ka publikuar librin “Becoming”, i cili vjen në formën e një autobiografie ku tregon për marrdhënien me bashkëshortin e saj, faktin se si e përballoi presionin e të qënit një nga femrat më me influencë në botë dhe si e priti Presidentin e ri, Donald Trump.

Për të promovuar këtë projekt të ri ajo ka qenë e ftuar në emisionin shumë të ndjekur “Good Morning America” , ku ka komentuar detajet e përmendura në libër. Gjithsesi prezantuesja Robin Roberts nuk ka nguruar as ta pyesë nëse është duke e menduar të hedhë kandidaturën e saj për Presidente në vitin 2020 por përgjigja e saj ka qenë e prerë.

“Mendoj, në këtë pikë, të gjithë janë të kualifikuar për të kandiduar për postin dhe duhet ta mendojnë ta bëjnë.”- tha Michelle ndërkohë që qeshtë-“Madje edhe vajza ime e vogël Sasha po e mendon”.

Sigurisht që këto fjalë janë të përdorura me ironi kundrejt Presidentit aktual Trump dhe faktit që Obama mendon se ai është i pakualifikuar dhe i mungojnë aftësitë për të drejtuar vendin. E meqë vendin në krye të Shtëpisë të Bardhë mund ta fitojnë të gjithë, pavarësisht prapavijës, e bën Michelle të pa interesuar për të kandiduar. Këtë e mbështet dhe e qeshura që ajo bën dhe pohimi indirekt, kur moderatorja e programit e pyet nëse është duke thënë që çdokush mund ta bëjë më mirë se Trump.

Libri i Michelle është pëlqyer shumë nga publiku dhe është vlerësuar nga kritikët. Në të ka dhe zbulime të disa gjërave që nuk diheshin, si për shembull këshillimi martesor që ajo ka ndjekur së bashku me Barack Obamën dhe çfarë fshihej në kutinë që Melania Trump i dhuroi në momentin kur zuri vendin e saj si Zonjë e Parë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje