Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michelle Obama shkëlqen e veshur me një fustan Versace në darkën e fundit presidenciale

Michelle Obama shkëlqen e veshur me një fustan Versace në darkën e fundit presidenciale
October 19
09:43 2016

Përveç punëve si president apo rolit që Barack Obama ka pasur në SHBA këto 8 vitet e fundit, le të fokusohemi pak te bashkëshortja e tij Michelle Obama dhe performanca e saj e jashtme. Mbrëmjen e djeshme, ata kanë festuar për herë të fundit si dy njerëzit më të rëndësishëm të SHBA-së në darkën që quhet darka e fundit presidenciale.

Michelle Obama, e cila për këto 8 vite ka udhëtuar shumë, ka dalë nëpër emisione, ka zënë kopertinat e një sërë revistash, mbrëmjen e djeshme është shfaqur krejt ndryshe nga sportiviteti që e karakterizon, duke shkëlqyer me një fustan nga kompania prestigjioze Versace.

Darka ka kaluar mes batutash dhe rrëfimesh nga copëzat e kujtimeve që çifti Obama do të marrë me vete pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Obama e ka mbyllur fjalën e tij me një shprehje: “Nuk është fundi i diçkaje, derisa realisht të vijë fundi, kështu që le të festojmë”. /Blitz.al/

obama

 

Komento
Shperndaje