Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michelle Obama presidente? Përgjigjja e Zonjës së Parë do t’ju lërë pa fjalë!

Michelle Obama presidente? Përgjigjja e Zonjës së Parë do t’ju lërë pa fjalë!
November 15
14:21 2016

Kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës javën që lamë pas, shumë persona “vërshuan” në Twitter, duke i kërkuar Zonjës së Parë aktuale të kandidojë për presidente në vitin 2020.

#Michelle2020 është nga hashtag-ët që po bën xhiron e rrjeteve sociale, si një thirrje për Michelle Obama-n që ta marrë në konsideratë kandidaturën për presidente.

Por ç’mendon vallë Zonja e Parë për këtë ide?

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë për Ditën e Veteranëve, dikush nga salla ka thirrur me të madhe: “Kandido për presidente!”.

Nga ana tjetër, reagimi i Zonjës së Parë ishte i paparë. Pas të qeshurave, ajo i është drejtuar folësit: “Qetësi, ti atje!” dhe më pas ka qeshur me të madhe.

Gjithsesi, ka plot 4 vite për t’u menduar në lidhje me kandidaturën. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje