Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michelle Obama për Trump:”Nuk do e fal kurrë, më ka prekur familjen”

Michelle Obama për Trump:”Nuk do e fal kurrë, më ka prekur familjen”
November 09
20:41 2018

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të publikojë javën e ardhshme  librin e saj autobiografik të titulluar “Becoming”.

Ndër të tjera Michelle Obama diskuton në libër antipatinë e saj për presidentin Donald Trump, dhe siç shprehet ajo, kjo jo për arsye politike apo se ai është kundërshtari politik i të shoqit por sepse ka gënjyer në lidhje me dhënat personale të familjes së saj.

“E gjithë kjo histori ishte e furishme, ishte për të nxitur kaos  dhe tregoi një frymë ksenofobie. Po nëse dikush shumë nacionalist do merrte armën dhe do të vinte në Uashington? Po nëse dikush u vihet pas vajzave të mia pas atyre që ka thënë Trump? Ai ka folur në menyrë të pamatur, ka rrezikuar statusin e familjes dhe për këtë nuk do e fal kurrë”- është shprehur Michelle.

Ish-zonja e parë ka folur gjithashtu për raportin me Barack Obamën, për  triumfet, vështirësitë dhe momentet delikate, duke përmendur gjithashtu edhe një abort dhe faktin që vajzat i ka lindur me fekondimin in vitro.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje