Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michelle Hunziker: Dua të bëj fëmijë të tjerë …

Michelle Hunziker: Dua të bëj fëmijë të tjerë …
October 21
13:54 2016

“Nuk kam qenë kurrë më shumë vetvetja se në këtë periudhë! Kam mësuar t’u jap gjërave peshën e duhur. Ndihem një person që ka ende projekte. Madje dua të kem fëmijë të tjerë…”.

Këtë deklaron moderatorja Michelle Hunziker në një intervistë të dhënë për “IO Donna”, me rastin e publikimit të librit të saj të parë me përralla për fëmijë.

Michelle, e cila është nënë e 3 fëmijëve: Aurora 20-vjeçare, Sole 3 vjeç e Celeste 1 vjeç, pranon me qetësinë më të madhe se i pëlqen ideja për të pasur një fëmijë të katërt.

Moderatorja, e cila në janar të vitit që vjen mbush plot 40 vjeç, rrëfen se leksioni më i rëndësishëm në jetë është të gjesh ekuilibrin. Gjithashtu ajo shprehet se lumturia është një gjë që nuk zgjat përgjithmonë, ashtu si buzëqeshja e saj pas së cilës fshihen shumë beteja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje