Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michael Kors surprizon, blen firmën e famshme “Versace” për një shifër marramendëse

Michael Kors surprizon, blen firmën e famshme “Versace” për një shifër marramendëse
September 25
17:53 2018

Në një lëvizje e cila nuk pritej, stilisti amerikan Michael Kors ka blerë ditën e sotme një nga kompanitë më të mëdha të modes në botë, “Versacen” për një shifër  marramendëse plot  2.12 miliard dollarësh. Ajo kishte themelimin e saj në vitin 1978 nga personazhi i cili njihet si një ndër  njerëzit më të talentuar përsa i përket fushës së modës italiani Gianni Versace.

Nuk kaloi shumë kohë dhe u kthy në industrinë e veshjeve duke frymëzuar por edhe furnizuar shumë kompani të tjera të famshme të modës.

Themeluar në vitin 1978 nga një prej njerëzvë më të talentuar në fushë e modes, Italiani Gianni Versace, kjo firmë do të shndërrohej shumë shpejt në ikonën e industrisë së veshjeve duke frymëzuar edhe kompani të tjera nderkombëtare të modës.

“Ky moment është mjaft emocionues për mua. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur unë së bashku me vëllain tim Santo dhe vajzën Allegra morëm këtë kompani përsipër.  Besoj e keni kuptuar që Versaçe përveç se është e pagabueshme në stilin e saj, ajo mbron diversitetin si dhe i jep kurajo njerëzve të shprehin vetn e tyre. Versace vazhdon të mbetet kompania më e fortë në fushën e moderns.

Ai që mori përsipër të blej firmën e njohur Michael Kors, është stilist amerikan por origjina e tij është hebre. Ai ka bërë revolucion në modën e SHBA-së e jo vetëm dhe ka arritu të shndërrohet në një nga emrat më të suksesshëm në këtë fushë.

Më lëvizjen e tij të fundit pritet të ketë shumë surpriza.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje