Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mezi pres të kaloj gjithë jetën me ty…” Sara Hoxha “hap zemrën” për ditëlindjen e Ledionit

“Mezi pres të kaloj gjithë jetën me ty…” Sara Hoxha “hap zemrën” për ditëlindjen e Ledionit
June 13
12:38 2018

Pas urimit të Lorit në Instagram për kunatin e saj Ledion Liço, i pritshëm ishte edhe një urim nga ana e Sarës. Ia vlejti pritja, sepse nuk u zhgënjyem.

Teksa postoi një foto krah Ledionit, Sara shkruan: “Gëzuar ditëlindjen një babai të mrekullueshëm dhe një partneri akoma më të mrekullueshëm se aq. Unë festoj qënien tënde çdo ditë! Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës time krah teje…” – ka përfunduar urimin e saj plot ndjenjë Sara.

Menjëherë kanë nisur edhe urimet e ndjekësve të tyre që i komplimentojnë për të qenurit një nga çiftet më simpatikë.

Ndërkohë, sipas mediave rozë, Sara dhe Ledioni priten të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë në një dasmë të madhe në Itali. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje