Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Metamorfoza e Nicki Minaj: nga një kërcimtare “twerk”-u në… predikuese e leximit të librave

Metamorfoza e Nicki Minaj: nga një kërcimtare “twerk”-u në… predikuese e leximit të librave
August 21
10:49 2017

Na duhet të pranojmë që këngët e Nicki Minaj nuk janë më të bukurat që kemi dëgjuar ndonjëherë, ama reperja numëron plot 80 këngë në Billboard Hot 100 e miliona dollarë nga shitjet e tyre.

Të ngrejë dorën kush e ndjek reperen në rrjetet sociale (më së shumti) për të parë fotot hot dhe provokuese që Nicki poston jo rrallëherë. Madje, videoja e saj më e shikuar është videoklipi ku Minaj është gjithë kohës duke bërë “twerk”, “Anaconda”.

Epo, na duhet t’ju themi se Nicki ndryshoi 360 gradë!

Reperja e “Super bass” ka hequr dorë nga të bërit “twerk” dhe kërkon të ndryshojë botën duke bindur njerëzit të lexojnë libra. Po, po, e lexuat mirë!

Ajo ka shkruar një status në Twitter ku shprehet se videoklipi i këngës “Rake It Up” nuk do të publikohet, pasi njerëzit duhet të ndalojnë së bëri “twerk” dhe të lexojnë ndonjë libër.

“Ne kemi vendosur që të mos e publikojmë videoklipin e “Rake It Up”, kështu që njerëzit të ndalojnë së bëri “twerk” dhe të fillojnë të lexojnë. Le të ndryshojmë botën me një libër!” – shkruan Nicki.

Na lejoni t’ju themi se videoja është xhiruar, por Nicki duket se ka ndryshuar mendje.

Tashmë po na duket vetja shumë të plakur kur mendojmë se vetë Nicki Minaj po heq dorë nga “twerk”-u apo kërcimi i vitheve… për librat! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje