Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Metamorfoza e këngëtareve shqiptare. Askush nuk do ta besonte që do të ndryshonin kaq shumë!

Metamorfoza e këngëtareve shqiptare. Askush nuk do ta besonte që do të ndryshonin kaq shumë!
September 17
12:58 2016

Ato janë disa prej këngëtareve më të pëlqyera për publikun dhe karriera e tyre daton vite më parë. Besa Kokëdhima, Samanta Karavella, Tuna Sejdi dhe Xhensila Myrtezaj janë katër këngëtare, të cilat e kanë nisur karrierën e tyre me balada të fuqishme, që ende këndohen dhe pëlqehen së tepërmi.

Besa Kokëdhima fillimisht konsiderohej si një këngëtare pop-rock, që pothuaj gjithnjë e shihnim me të zeza. “E egër” në look dhe vokal, ajo rrëmbeu zemrat e publikut me baladat e saj. Në fjalët e këngëve të saj shumë njerëz gjenin historitë e tyre, me tekste kuptimplote, me fjalë të bukura dhe të ndjera. Sot Besa ka ndryshuar shumë në stil, por edhe në llojin e muzikës që bën, është kthyer në këngëtare të këngëve ritmike e që pushton “club”-et me muzikën e saj.

“Engjëjt vrasin njëlloj”

“Pa yllin tënd”

 

“Kalorësi i natës”

“Zejemër”

“Folie”

“Hangover”

Samanta Karavella e ka nisur karrierën e saj në “Ethet e së premtes”. Të gjithë e kujtojnë për zërin e  ëmbël, sidomos në performancat e saj në festival, me këngët “S’të mbaj peng”, Loti i fundit” apo videoklipi “Më jeto”. Tashmë Samanta i ka lënë pas baladat dhe i është “drejtuar” muzikës ritmike.

“S’të mbaj dot peng”

“Loti i fundit”

“Më jeto”

“Ti s’e din se”

“SS”

“Na e dina”

Tuna Sejdiun të gjithë sot e njohin si këngëtaren e “Fenix”, një hit nga i cili ajo mori edhe nofkën “zogu”. Por Tuna më herët ka kënduar shumë balada të bukura me tekste rrëqethëse. Duhet ta mbani mend baladën e saj “Bileta” në “Top Fest” apo këngët “Si valixhe”, “Dyshemeja”. Ishte një kthesë e madhe në karrierën e saj momenti i publikimit të klipit “Fenix”, i cili u kthye në një nga këngët shqiptare më të klikuara. Megjithatë, duhet ta dini që Tuna, sa i përket karrierës, jo gjithnjë ka qenë ajo e ditëve të sotme. Ekzistojnë edhe këto balada, të cilat dëshmojnë se ajo vërtet është një artiste shumëdimensionale.
“Si valixhe”

“Dyshemeja”

“Bileta”

“I Asaj”

“Fenix”

“Dy Tima”

Xhensila Myrtezaj  prej vitesh tashmë është pjesë e tregut muzikor dhe një ndër këngëtaret më të pëlqyera. Por ajo më herët e ka nisur karrierën me balada të fuqishme, si “Engjëlli im” “Me ty jam” dhe “Jeton tek unë” të konsideruara si këngët më të bukura të saj. Megjithatë, Xhensila vendosi të tregonte edhe anën tjetër: Xhensilën e këngëve pop-RnB.
“Engjëlli im”

“Me ty jam”

“Jeton tek unë”

“Ama dorën”

“Ring the alarm”

“High Love”

E pra, këto këngëtare na kanë dëshmuar të gjithëve se dinë të jenë këngëtare baladash, por edhe të pushtojnë “club”-et me këngë ritmike. Këngët e tyre numërojnë me miliona klikime në Youtube./Blitz.al/

Shperndaje