Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mësohet më në fund se çfarë mendon Rihanna lidhur me tradhtinë e Jay Z

April 28
17:26 2016

Rihanna është personi i fundit të botë që mund të mendojë se Jay Z ka tradhtuar Beyonce-n.

“Rihanna e adhuron Beyonce-n dhe e do atë si grua, mike dhe artiste. E njëjta gjë është edhe për Jay Z-në. Gjithë këto vite ai është treguar shumë besnik dhe një zotëri i vërtetë me Rihanna-n, pra ka treguar se është besnik edhe me të shoqen. Ajo mendon se e gjithë kjo është një marrëveshje për suksesin e “Lemonade””, – kanë thënë burime pranë RiRi-t për HollywoodLife.

Që kur “Lemonade” u prezantua në HBO, të gjithë po flasin rreth një tradhtie të mundshme të reperit ndaj Beyonce-s.

Aktualisht, Rihanna është në mes të turneut të saj promovues të “Anti”, kurse Beyonce nisi fuqishëm mbrëmë turneun “The Formation World Tour” në Miami, SHBA.

Etiketimet
Shperndaje