Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Meshkujt janë injorantë e aspak kavalierë” – Ronela Hajati sulmon hapur djemtë për mungesë inteligjence

“Meshkujt janë injorantë e aspak kavalierë” – Ronela Hajati sulmon hapur djemtë për mungesë inteligjence
June 18
15:01 2017

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show” mbrëmjen e djeshme, ku ka folur për projektin e saj të fundit muzikor.

Ndër të tjera, e ngacmuar nga gazetarët e pranishëm, Ronela ka thënë disa fjalë të “forta” për meshkujt e sotëm që, sipas saj, nuk janë kavalierë dhe janë injorantë.

Ronela ka komentuar mbi forcën morale që duhet të përcjellin meshkujt.

“Nuk do të bëj këngë për çunat. Kam një mesazh për meshkujt se u ka vdekur komplet, të jenë një çikë kavalierë se janë bababahhh, injorant komplet… Se thonë pastaj se pse nuk gjen burrë, ulesh në tavolinë me njërin dhe i  thua hajde flasim për ndonjë libër, thonë: Ku  di  unë nga këto, hajde dalim…”,- shprehet në një pjesë të intervistës Ronela, e shoqëruar nga ovacionet e publikut.

Ronela ka sqaruar më tej se këto janë gojëdhënat e shoqeve të saj që i kanë folur për partnerët apo të dashurit e tyre, pasi vetë ajo përherë refuzon të ulet me persona të tillë në tavolinë. /Blitz.al/

Shperndaje