Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi prekës i Kris Jenner për të bijën, Kim Kardashian

Mesazhi prekës i Kris Jenner për të bijën, Kim Kardashian
October 22
16:03 2016

 

Ditën e djeshme, Kim Kardashian festoi 36-vjetorin e lindjes.

Përveç urimit unik të bashkëshortit të saj, Kanye West, Kim ka marrë edhe një urim të sinqertë e prekës nga mamaja e saj, Kris Jenner.

60-vjeçarja ka përdorur Instagram-in e saj personal për të uruar të bijën. “Gëzuar ditëlindjen, e shtrenjta ime Kimberly!” – shkruan Kris. “Të dua dhe të adhuroj! Ti ke sjellë kaq shumë gëzim në jetët tona dhe je vajza, gruaja, motra, mikja dhe mamaja më e mrekullueshme në botë!”

Më pas, Jenner shton: “Falënderoj Zotin çdo ditë që më bekoi duke të sjellë ty dhe gëzoj çdo ditë të jetës që nga ai moment. Zemra ime është e mbushur me mirënjohje dhe të dua më shumë sesa mund ta imagjinosh. Mami, xoxo!”

Kanye, nga ana tjetër, zgjodhi të publikonte një video të Kim kur ishte e vogël dhe shkroi: “Gëzuar ditëlindjen zemër!” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje