Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi prekës i Barbana Dinit: Të kam dashur ty më shumë se jetën time!

Mesazhi prekës i Barbana Dinit: Të kam dashur ty më shumë se jetën time!
November 28
21:05 2016

Një javë më parë humbi jetën këngëtari i njohur Ergi Dini si pasojë e një aksidenti me motor. E gjithë familja, miqtë dhe ata që e njihnin janë tronditur nga kjo ndodhi që u mori jetën dy të rinjve, Ergit dhe shokut të tij Kejdit. Një javë pas ngjarjes, motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, ka shkruar një status prekës për fituesin e “X Factor”.

“Për 22 vite kisha gjithë botën në duar, prandaj e them me plot bindje që i mora maksimumin e lumturisë kësaj jete për sa kohë të kisha afër! Kisha menduar fundin e botës, por jo të ndahesha prej teje! Të kisha shumë më shumë se vëlla. Kurrë nuk e kam dashur veten sa të kam dashur dhe të dua ty! Ti ishe motiv, ishe inspirim jo vetëm për mua, por për shumë njerëz! Mami, babi dhe Arlinda që ti i doje pafund janë këtu në ferr me mua, prandaj ti pusho i qetë!”- shkruan Barbana në Instagram.

barbana

 

Komento
Shperndaje