Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi plot emocion i Dafina Zeqirit: “Jam femër luftarake dhe kjo falë teje!”

Mesazhi plot emocion i Dafina Zeqirit: “Jam femër luftarake dhe kjo falë teje!”
November 28
09:00 2016

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka shprehur edhe në publik që karakteri i saj është i fortë dhe larg delikates apo femrës së brishtë. Edhe nëpërmjet muzikës së saj, Duffy ka transmetuar gjithnjë mesazhin e femrës luftarake.

Në një ditë të veçantë për nënën e saj, e cila ka ditëlindjen, këngëtarja ka shkruar një mesazh shumë emocionues në Instastory, ku të gjithë ndjekësit e saj kanë pasur mundësi ta lexojnë. “Të dua mami! Askush nuk mund të më bënte një femër luftarake ashtu siç më ke mësuar ti. Ti je një heroinë dhe unë kam mbijetuar vetëm prej teje. Të uroj një ditëlindje të lumtur dhe shpresoj e ëndërroj që ti të kesh një jetë shumë të gjatë dhe të shëndetshme, ashtu siç ti e meriton!” – ka shkruar ajo.

15231499_10210940736904999_1152395312_o

Me siguri Duffy ndihet edhe nostalgjike, sepse prej disa kohësh ajo jeton në SHBA së bashku me të dashurin e saj dhe malli për familjen duhet të jetë edhe më i fortë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje