Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi më i mirë që Mozzik ka marrë ndonjëherë është në fakt një e sharë që ne s’para e marrim me kaq sportivitet

Mesazhi më i mirë që Mozzik ka marrë ndonjëherë është në fakt një e sharë që ne s’para e marrim me kaq sportivitet
December 06
10:36 2017

Mozzik është i preferuar për një numër të madh ndjekësish të cilët mezi presin që këngëtari të publikojë këngë të reja vazhdimisht.

Me siguri, Mozzik-ut i shkojnë shumë mesazhe në ditë për ta pyetur për projektet e reja por ai ka veçuar të ndajë me të gjithë mesazhin më ‘funny’ që i ka ardhur.

Na u desh pak të dëshifronim se çfarë ka thënë konkretisht personi që ka çuar mesazhin pasi ka përdorur edhe një të sharë, por pasi e lexuam disa herë kuptuam se nuk shante kënëgëtarin ishte thjesht “shfryrje” e momentit nga dëshira për të dëgjuar këngë të reja të reperit.

Dhe ai ja ka plotësuar dëshirën duke i kthyer përgjigje: “Lol, mesazhi më i mirë ndonjëherë! 3 copë po vijnë” – duke na treguar kështu se Mozzik është gati për të lançuar tri këngë të reja.

Epo, gjithë ajo e sharë ja paska vlejtur! /Blitz.al/

 

Shperndaje