Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi i stilistes për vajzën e saj që nuk jeton më, do t’ju bëjë të qani

Mesazhi i stilistes për vajzën e saj që nuk jeton më, do t’ju bëjë të qani
May 30
21:17 2016

Një mesazh vërtet prekës ka qenë ai që stilistja Xheraldina Rexhepi i ka kushtuar vajzës së saj Rebeka që nuk jeton më, në profilin e saj në Facebook.

“Ti beb prapë je e bekuar, se ti përjetësisht ke për të mbetur 18 vjeçe!” – shkruan Xheraldina, e cila e kujton vazjën e saj në këtë periudhë, që për shumë 18-vjeçarë në prag të mbrëmjes së maturës, është një nga më të bukurat e jetës.

Kujtojmë se historia e Rebekës u bë e njohur në mediat shqiptare, pasi lajmi për sëmundjen e saj u përhap me shpejtësi, për të kërkuar ndihmë për kurimin e saj. Fatkeqsisht, edhe pas lajmit se vajza e kishte fituar betejën me sëmundjen e rëndë, ajo iu rikthye për ta mposhtur Rebekën përfundimisht vetëm para pak muajsh!

Dhimbja e një nënë nuk mund të shuhet kurrë, e për këtë Xheraldina kërkon që vajzën e saj ta kujtojë me këto fjalë, duke iu drejtuar se ajo gjithmonë do të mbesë 18 vjeç në sytë e saj!

Xheraldina Status

Komento
Shperndaje