Blitz

 Breaking News

Mesazhi i Robert Berishës për gratë është realisht skandaloz!

Mesazhi i Robert Berishës për gratë është realisht skandaloz!
January 26
10:43 2020

Të jesh tip sportiv, të bësh shaka dhe të kesh mendime deri diku kontraverse është diçka dhe të dalësh në intervista që ndiqen nga shumë njerëz dhe të japesh mendime që i përkasin Mesjetës, është gjë tjetër!

Rasti i deklaratave të fundit të Robert Berishës për “Prive”, lidhet më shumë me këtë të fundit, edhe pse kur i lexon fillimisht thua: Po bën shaka se nuk ka mundësi!

Ndër të tjera, në këtë intervistë Roberti foli për temën e “dashnores”, duke qenë se ka nxjerrë dhe një këngë me titull të tillë dhe mendimet e tij në lidhje me rolin e bashkëshortes dhe dashnores në të shkuarën, kanë habitur jo pak. Ai është shprehur më parë se “Gruaja ka vendin e vet, por edhe dashnoret janë shumë në modë”. Ndërkohë, ende të pasigurtë nëse po tallet apo jo, në intervistën që po flasim ai u shpreh:

Për momentin dashnore nuk kam, jam aq i zënë me punë…Nëse nesër, pasnesër e bëj një, ishalla kena me ja çu mirë. Ata që kanë dashnore dhe kanë gratë e tyre…se në këtë rast gratë mund të më marrin inat, “kqyre pisi çfarë foli”, po ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja!

Prisni se tani vjen pjesa më e bukur:

Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjitha të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që ai paska dashnore? Hiç, sa më pak fjalë, rritini fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura, o zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krej varet prej jush. Ky ishte mesazh për gratë.

Ky ishte vërtetë një mesazh për gratë, skandaloz, por ishte mesazh! Dhe tani presim që Roberti dhe mendimet mesjetare të tij, ku mbretit i lejohej të kishte shumë gra, sepse ishte i suksesshëm dhe fitonte në luftë,  kur të dalë herën tjetër në intervistë të thotë që ishte futur në rol dhe nuk e kishte megjithë mend këtë që tha. Shpresojmë ta bëjë këtë!

/Blitz.al/

Share