Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
October 05
22:40 2016

Mesazhi i prezantueses shqiptare për nënën e saj: Mami, je aq e mirë sa s’besoj se mund të të ngjaj ndonjëherë kaq shumë!

Prezantuesja Einxhel Shkira ka ndarë  me miqtë e saj një postim shumë emocionues në Facebook.

Sot nëna e saj feston ditëlindjen dhe Einxhel ka postuar një foto kur ajo ka qenë e re. Bashkë me këtë foto ajo ka bërë një dedikim special për të.

Përveç urimit, i cili nuk kishte si të mungonte, Einxhel ka treguar se donte t’i ngjante nënës për karakterin e saj.

“Në këtë foto ka qenë afërsisht mosha ime, thonë që i ngjaj, ajo e ka me shumë merak këtë pjesë në fakt. Gjithmonë kur takon miq të saj me shumë krenari thotë: Më ka ngjarë mua vajza. Dhe fillon, sigurisht, debaton me babin pastaj se kujt i ngjaj më shumë.

Do të doja shumë të të ngjaja ma, do të doja shumë të isha aq zemërgjerë sa je ti me ata që s’të kanë dhënë kurrë asgjë; të isha aq pozitive sa ti edhe me ata që të mbysin me negativitet; t’u dhuroja dashuri si ty edhe atyre që i ka mbytur urrejtja; të doja siç i do ti njerëzit që nuk e meritojnë dashurinë tënde dhe ndryshe nga të gjithë që thonë se secili e bën për veten e tij ti më thua se s’ka gjë se edhe ata njerëz janë. Mami, je aq e mirë sa s’besoj se mund të të ngjaj ndonjëherë kaq shumë. Mirësia dhe çiltërsia jote është aq unike sa të bën edhe ty të tillë, jo vetëm për mua që më ka dhënë Zoti këtë nder po edhe për të gjithë ata që të rrethojnë. I lutem Zotit të të japë një jetë sa më të gjatë e të lumtur pranë nesh,që të na japë mundësinë të jetojmë në mirësinë tënde dhe ndoshta një ditë të mund të të kthejmë gjysmën e asaj që ke dhënë ti për ne!
#MamiImMeEmiraNeBote#TeDua”- ka shkruar ajo.

Mund të themi se Einxhel ka vërtet një ngjashmëri të madhe në pamje me nënën e saj kur ka qenë e re./Blitz.al/

einxhel

Shperndaje