Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi i fshehur i revistës prestigjoze: Në një foto përmbledh mijëra gratë e dhunuara seksualisht

Mesazhi i fshehur i revistës prestigjoze: Në një foto përmbledh mijëra gratë e dhunuara seksualisht
December 07
20:19 2017

Nisur dhe nga skandalet seksuale që kanë pushtuar Hollywood-in muajt e fundit, “Time Magazine” ka nxjerrë një kopertinë ndryshe nga vitet e mëparshme. “Ato që thyejnë heshtjen” janë quajtur “Personat e vitit 2017”, gratë që kanë arritur të shprehin publikisht ngacmimet që u janë bërë në vite nga meshkujt apo personalitete të njohura në Hollywood.

Duke nderuar nismën e quajtur “Me too”(edhe unë) si një dëshmi e rrëfim i të gjitha ngacmimeve seksuale, Time shkruan se gratë që ndoshta mund ti shihni aktive në prrofesione të ndryshme e kanë kallëzuar publikisht keqtrajtimin dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe njerëzit e zakonshëm. Revista nderon shumë gra të shquara, të cilët ndihmuan në nisjen e lëvizjes.

Pjesë e kopertinës janë dhe emra të njohur si aktorja Ashley Judd që tregoi publikisht ngacmimin që i kishte bërë regjisori Haervey Weinstein, Susan Folwer, Adama Iwu, Taylor Swift, Isabel Pascual. Në kopertinë shfaqet edhe një grua të cilës i duket vetëm krahu. Kjo është një zgjedhje provokuese për të treguar se në vendin e saj mund të jenë shumë gra të tjera duke nënkuptuar ato që nuk mund të dalin publikisht e që i vuajnë ngacmimet seksuale në heshtje nga frika e dhunës, humbja e punësimit apo arsye të ndryshme./Blitz.al/

Shperndaje