Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi i dashurisë që Beckham i dërgoi bashkëshortes së tij, Victoria, me rastin e ditëlindjes

April 18
13:05 2016

David Beckham ka shpërthyer në deklarata dashurie ndaj bashkëshortes së tij, Victoria, në 42-vjetorin e saj të lindjes. I bukur, pasionant dhe i motivuar, në një postim në Instagram ditën e diel, David shfaqi një deklaratë mbresëlënëse duke uruar Victorian për ditëlindjen e saj të 42-të e duke e festuar bashkë atë.
“Uroj të kesh ditën më të mahnitshme dhe na lejo të të përkëdhelim, sepse ti e meriton të përkëdhelesh nga bashkëshorti dhe fëmijët tanë të mrekullueshëm”, – ka shkruar David nën foton e tij dhe të Victorias, ndjekur nga fjalët “Të dua shumë”.
“Në 42 vite ti ke arritur kaq shumë dhe duket sikur ky ende është veç fillimi. Gëzuar ditëlindjen, ne të duam shumë!”- ka përfunduar kështu urimin Beckham, duke shtuar një varg të gjatë zemrash dhe duke bërë pjesë dhe tre fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo dhe Cruz.
Por mesazhi i David nuk ishte i vetmi për Victorian. Fëmijët i dërguan asaj një letër urimi në një postim në Instagram nën hashtagun # luckymummy (nënë me fat).
Familja festoi mbrëmjen e së shtunës në Nobu Malibu, ndërkohë që Brooklyn ishte në festivalin e muzikës Coachella. Beckham-ët janë një familje e lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe David nuk ka ndrojë të shprehë ndjenjat e tij edhe në Instagram.
Ai shkroi për djalin e tij, Brookyn, kur bëri 17 vjeç muajin e kaluar:  “Na është dhënë dhurata më e çmuar që na fal buzëqeshje dhe na bën krenarë sa herë që ai vendos të merret me diçka”.

Etiketimet
Shperndaje