Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mesa duket të qëndrosh në tualet me telefon, mund të shkaktojë këtë sëmundje

Mesa duket të qëndrosh në tualet me telefon, mund të shkaktojë këtë sëmundje
September 22
11:23 2019

Të qëndrosh pa orar dhe të bësh scroll në telefon, mund të jetë i dëmshëm jo vetëm për sytë tuaj, paralajmëron Dr. Sarah Jarvis.

Ta marrës telefonin me vete ne tualet dhe të qëndrosh aty për një kohë të gjatë, gjë që të gjithë e bëjmë ose e kemi bërë të paktën njëherë, mund të shkaktojë hemorroide. Për ju që nuk e dini, hemorroidet janë disa masa të vogla, që përmbajnë enë gjaku të zgjeruara dhe që dalin në zonën e anusit.

Nuk është përdorimi i telefoni që ju shkakton këtë, por koha e madhe që kaloni në tualet duke kontrolluar email-in dhe rrjetet sociale. Nga kjo ndodh që ju, në mënyrë të pavetëdijshme mund të tendosni dhe të sforconi lëvizjen e zorrëve, të cilat më pas vendosin në presion enët e gjakur në rektumin e poshtëm, duke bërë që ato të fryhen dhe të marrin formën e hemorroideve.

Dr. Sarah Jarvis, doktoreshë pranë Spitali të Londrës tha për “The Sun” se qëndrimi për një kohë të gjatë pa arsye në tualet është një nga shkaktaret kryesore për hemorroidet, për shkak të tendosjes dhe sforcimit. Rrezik të shtuar kanë gratë shtatzëna, ato që kanë kollë kronike, mosha, por në të njejtën linjë me to është dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në banjë.

Dhe nëse në të shkuarën, disa prej nesh merrnin një libër në tualet, këto ditë të gjithë përdorin telefonin. Por sado argëtuese ose të nevojshme e keni që të kontrolloni aplikacionet në telefon, ne nuk e rekomandojmë.”- shprehet Dr. Jarvis. Ajo gjithashtu thotë se hemorroidet janë më të përhapura se sa njerëzit mendojnë, madje shumë prej tyre vuajnë në heshtje nga to. 3 nga 4 të rritur vuajnë nga to, kohë pas kohe.

Fatmirësisht, ato largohen vetë nga zonat ku kanë dalë, megjithatë shpesh mund të bëhen vërtetë të dhimbshme. Si masë parandaluese mund të përdoret dieta e pasur me fibra dhe përdorimi i ujit. Dhe siç e morët vesh, mos qëndrimi në tualet me telefon. /Blitz.al/

Share