Blitz

 Breaking News

Mesa duket Loredana nuk e di as vetë pse është ndarë nga Mozzik

Mesa duket Loredana nuk e di as vetë pse është ndarë nga Mozzik
January 14
09:45 2020

Në një nga intervistat e pakta në shqip, për mos të thënë e vetmja kohët e fundit, Loredana ka rrëfyer gjithçka në lidhje me jetën profesionale, por mbi të gjitha atë private. Dhe sigurisht për ndarjen nga Mozzik.

E ftuar në “NIN” me Alaudin Hamitin, ajo nuk nguroi që ta komentote gjërë e gjatë ndarjen nga reperi, por megjithatë, jo aq qartësisht sa do të donim.

Fillimisht ajo sqaroi njëherë e mirë çeshtjen nëse e gjithë historia e prishjes së marrëdhënies është bërë për qëllime marketingu:

Jo, asnjëri nga ne nuk ka interest të bëj hajgare apo marketing me diçka të tillë, për shkak të vajzës, as unë as Mozzik nuk kemi nevojë për tu përfolur. Nuk është një çeshtje për të bërë shaka, vajza do të rritet një ditë, do lexojë gazetat dhe do më pyesë. Çfarë do t’i thoja?”

Pra ndarja duket se është shumë e vërtetë, e pavarësisht kësaj, Loredana nuk e di as vetë pse ka ndodhur. Shkakun reperja nuk mund ta thotë me saktësi:

Pse u ndamë nuk mund ta them me saktësi. Nuk ka qenë arsye për t’u ndarë. Për mua duhet të ndodhin shumë gjëra që të ndahen dy njerëz. S’kemi pasur arsye të mëdha, por ishim të dy të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njejtën punë, të punosh non stop bashkë e të kacafytesh. 80% të kohës ja kemi kaluar mirë bashkë.

Nga fjalët e saj, ndoshta mund të dallojmë dhe faktin që ndarja është kërkuar më shumë nga Mozzik. Gjithsesi, për të mos dalë në përfundime, kalojmë në çeshtjen tjetër të marrëdhënies së tyre. Pikërisht raportin që kanë tani dhe planfikojnë të mbajnë:

Unë e respektoj shumë. Është babai i vajzës time dhe Hana i ngjan shumë, e unë atë e dua më së shumti në botë. Prej tij kam dhuratën më të bukur. Në këtë periudhë jam qetësuar, besoj se dhe ai. Nuk ka ndodhur diçka që ne mos të flasim me njëri-tjetrin. Ai më respekton, unë e respektoj, kjo ka rëndësi. Nuk e kam mendimin se çfarë do bëmë për tu rikthyer, vajzën e kam para meje. Më pas ndoshta qetësohemi.

Pra ka ende shpresë që mund të ndodhë një ribashkim… /Blitz.al/

Share