Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mesa duket Fero dhe Tayna i kanë dhënë fund rivaliteti mes tyre

Mesa duket Fero dhe Tayna i kanë dhënë fund rivaliteti mes tyre
July 09
10:06 2019

Para pak ditësh qarkulloi në internet një video e reperit Fero, i cili dëgjonte në makinë një këngë të Tayna-s, madje e dinte tekstin e saj përmendësh. Ai gjithashtu dëgjonte dhe një këngë të Melinda Ademit dhe kjo në fakt ishte disi e çuditshme, pasi prej kohësh ai është një bashkëpunëtor i afërt në muzikë i “rivales” së dy repereve, Rinës.

 

View this post on Instagram

 

Çfar mendimi keni per ket video ?

A post shared by HIP HOP SHQIP (@hiphopishqip) on

Së bashku me Rinën, ai ka një këngë, që për ironi e ka emrin “S’ka konkurencë” dhe gjithashtu ka bashkëpunuar për tekstet e këngëve të saj, duke qenë se janë të dy pjesë e labelit “On Records”. Ndërkohë Rina vetë, më herët ka pranuar se reperja më “fake” siaps saj është Tayna:

Që kënga e saj “Ilegal” është një diss për “rivalen” dhe këtë e shpreh pa problem:

Megjithatë së fundmi,e  ftuar tek “Rudina”, ajo tha se e gjithë “lufta” mes repereve vajza është e pompuar nga media dhe se mes tyre nuk ka ndonjë rivalitet të fortë. Por pra, sepse media i bën diss-et dhe tekstet me ofendime, po nejse…

Fero gjithsesi flamurin e bardhë të paqes e ka çuar në një nivel tjetër, duke i dëgjuar dhe promovuar këngët e repereve të tjera dhe mesa duket Tayna-s i ka pëlqyer kjo. Reperi festoi ditëlindjen ditën e djeshme dhe artistja e “Caliente”, e uroi në story-t e Instagram-it, pikërisht me videon që u shpërnda në internet.

Mos ndoshta marrëdhënia mes Feros dhe Rinës ka pësuar ndonjë “krisje” dhe kjo paqe e papritur ka ardhur si pasojë e kësaj? Apo reperi e ka kuptuar se me kë duhet të bëjë miqësi për hapin e rradhës në karrierë? Apo është paqe e vërtetë?  Sido që të jetë, unë tani po shkoj të kërcej vetë me këngën e Taynës. /Blitz.al/

Share