Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesa duket çmimeve Grammy do ti mungojë “mbretëresha” këtë vit

Mesa duket çmimeve Grammy do ti mungojë “mbretëresha” këtë vit
February 10
13:59 2019

Taylor Swift nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Grammy këtë vit. Të paktën kështu thonë burime për “Variety” dhe “US Weekly”.

Fillimisht u dyshua se ajo nuk do të paraqitej në këtë event, për shkak se do të shoqronte partnerin e saj Joe Alwyn në ceremoninë e çmimeve BAFTA (po, BAFTAs dhe Grammys janë në të njejtën natë këtë vit). Por mungesa e saj mesa duket është për shkak të filmimeve të projektit “Cats”, ku artistja ka jnë rol protagonistje.

Megjithatë ka zëra që thonë se në fakt mospjesëmarrja e Swift në natën e ndarjes së çmimeve, është për shkak të “përjashtimit” që i është bërë albumit “Reputation” nga kategoritë kryesore të Grammys. Vitet e fundit Taylor i ka dominuar kategoritë e “Albumit më të mirë”, “Kënga e vitit” apo “Artisti i vitit”, ndërkohë që këtë vit lufton vetëm për “Albumi më i mirë Pop”. Në momentin që u shpallën nominimet, të gjithë e panë këtë si një refuzim ndaj artistes së muziës country, ndërkohë që fansat e saj u revoltuan.

Për këtë arsye mendohet se ajo tani po mban një qëndrim ndaj producentëve dhe organizatorëve të eventit, sepse kohën për të marrë pjesë në një ceremony të tillë pavarësisht angazhimeve, gjithkush mund ta gjejë, sidomos kur bëhet fjalër dikë që ka fituar 10 Grammys në karrierën e saj. Nga ana tjetër, shanset janë të shumta që Taylor mos të triumfojë as në kategorinë e vetme ku ëstë nominar, pasi ka përballë emra si Camilla Cabello, Ariana Grande, Shawn Mendes, Kelly Cklarkson apo PI!nk.

Gjithsesi Swift nuk është e vetmja që ka një problem me producentët e çmimeve Grammy të këtij viti. Ariana Grande refuzoi të performojë në mbrëmjen e madhe pasi nuk ra dakord për këngët që do të këndonte. Edhe albumi i saj, i cili përgjatë vitit ishte një sukses i madh, u nominua për vetëm dy kategori. E njejta gjë ndodhi dhe me albumin e Jay Z dhe Beyonce “Everything is Love”, kështu që pritshmëritë për një shfaqje të bukur janë shumë të pakta. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje