Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mes dy kushërirave Marinës dhe Luanës, ja kë zgjedh Evi Reçi!

Mes dy kushërirave Marinës dhe Luanës, ja kë zgjedh Evi Reçi!
October 05
10:00 2019

Evi Reçin vitin e fundit e kemi parë në ekran në rolin e moderatores, duke drejtuar suksesshëm emisionin e pasdites në Vizion Plus. Megjithatë ajo ka qenë e pranishme dhe në tregun muzikor me disa projekte, sepse mesa duket Evi nuk e harron kurrë dashurinë e parë.

 

View this post on Instagram

 

All the world is a stage 🎬🎭

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Këtë të premte, këngëtarja dhe moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku u bë pjesë e një interviste të zhvilluar në ambjentet e studios dhe redaksisë së saj dhe sigurisht tregoi disa detaje nga jeta e saj personale apo profesionale.

Ndër të tjera, Evi “u ngacmua” pak edhe për marrëdhënien me dy kushërirat e saj, moderatoret e njohura Luana dhe Marina Vjollcën.

E pyetur se kë do të zgjidhte mes Luanës dhe Marinës (si prezantuese më e mirë), Evi u përgjigj kështu: “Nuk e di, janë shumë të mira të dyja. Luana është shumë e shkathët, ka energji shumë të mirë. Marina nxjerr shumë mirësi, ka organizim. Janë shumë të mira dhe kanë stile të ndryshme.

Pra siç mund ta kuptoni, zgjodhi Luanën.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje