Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merrni frymë lirshëm: binjakët e Beyonce-s janë djalë dhe vajzë!

Merrni frymë lirshëm: binjakët e Beyonce-s janë djalë dhe vajzë!
June 19
16:56 2017

Ditën e djeshme të gjithë u gëzuam nga lajmi i lindjes së binjakëve të çiftit të njohur hollivudian Beyonce dhe Jay Z.

Fillimisht, lajmi u mësua nga paparacët, të cilët fotografuan një grua duke hyrë në spitalin e Los Anxhelosit me një tufë lulesh e tullumbacesh dhe një letër ku shkruhej “B & J”/ “Beyonce dhe Jay Z”.

Më pas, ishte babai i këngëtares së njohur, Mathew Knowles, ai që vërtetoi çdo lajm duke postuar në Twitter dhe Instagram një foto ku uronte ardhjen në jetë të binjakëve kaq shumë të përfolur. Ama, kujtojmë se Mathew e mori vesh shtatzëninë e së bijës nëpërmjet mediave online…

Ndërkohë, burime pranë çiftit kanë treguar për tabloide të njohura s TMZ, The Sun, Daily Mail apo TIME se binjakët kanë ardhur në jetë që në datën 12 qershor, por për shkak të komplikimeve janë mbajtur në spital dhe të fshehur nga njerëz të tjerë.

Po të njëjtat burime shprehen se mbretëresha e muzikës ka sjellë në jetë një vajzë dhe një djalë, duke e bërë Blue Ivy-n me një motër e vëlla.

Ama, të gjitha mbeten në kuadrin e thashethemeve dhe asgjë nuk është konfirmuar. Kjo gjë i mbetet në dorë vetëm një personi dhe ajo është Beyonce! /Blitz.al/

Shperndaje