Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merr fund martesa e Johnny Deep dhe Amber Heard

Merr fund martesa e Johnny Deep dhe Amber Heard
May 26
12:08 2016

Pas një viti martesë, aktorja 30-vjeçare Amber Heard  ka kërkuar të hënën divorcin ndaj Johnny Deep, duke cituar si shkak kryesor dallime, papajtueshmëri dhe mungesë suporti bashkëshortor, – ka konfirmuar ET. Kjo ka qenë një kohë e vështirë për Deep, pasi nuk ka shumë që nëna e tij ndërroi jetë. Deep dhe Heard  janë njohur në vitin 2009 kur xhironin filmin “The Rum Diary”, por u lidhën kohë më vonë. Ata u martuan shkurtin e vitit të kaluar,  në dy ceremoni të ndara: njëra në shtëpinë e Deep në Kaliforni dhe tjetra në Bahamas.

Ka pasur shumë raste kur Deep dhe Heard janë parë më shumë se larg njëri-tjetrit. Aktorja është shfaqur vetëm në “Met Gala”, ndërkohë që këtë të hënë Johnny  Depp ka qenë i pashoqëruar në premierën e “Looking Glass”. ET kohët e fundit ka marrë një deklaratë nga Heard, ku ajo është shprehur se dëshiron t’i mbajë gjërat e saj private  larg syrit publik.

“Për mua, gjëja më e çmuar që mund të kem në jetë  është privatësia. Nuk kam ndonjë dëshirë apo arsye pse t’i ndaj situatat që më ndodhin në jetë, por e kuptoj pse të tjerë e bëjnë apo do e bënin”, – tha ajo.

Në letrat e divorcit të siguruara nga ET thuhet se çifti është ndarë më 22 maj, dy ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së Depp , Betty Sue Palmer, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Pavarësisht lajmeve të hidhura, aktori është shfaqur të hënën në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, ku ka surprizuar këngëtaren Pink dhe ka puthur në buzë Kimmel-in.

Shperndaje