Blitz

 Breaking News

Merr fund historia 11-vjeçare, Inva Mula ndahet nga Ethem Ramadani

Merr fund historia 11-vjeçare, Inva Mula ndahet nga Ethem Ramadani
July 14
14:45 2019

Pas divorcit të bujshëm nga Pirro Çako me të cilin ka një djalë, sopranoja e njohur Inva Mula, duket se i ka dhënë fund edhe marrëdhënies 11-vjeçare me biznesmenin kosovar, Ethem Ramadanin, me të cilin ka edhe një vajzë, Nina.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama Plus”, se thashethemeve të këtyre viteve të fundit për krizë mes tyre, u është vënë kapaku më një ndarje përfundimtare, megjithëse jo si gjithë të tjerat. Kjo për faktin, se ish-çifti kanë vendosur të mbeten miq dhe janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe për jetë nate.

Sfidat me shëndetin në dhjetor të vitit të kaluar, sopranoja e njohur duket se i ka superuar. Inva i është rikthyer sërish angazhimeve profesionale me udhëheqjen artistike të “MIK Festival”(Music international festival), që këtë edicion do të mbahet në datat 24-28 korrik në qytetin e Korçës./Blitz.al/

Share