Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Menduat se Luana po bën pushime? Rikthehet por… jo në televizion!

Menduat se Luana po bën pushime? Rikthehet por… jo në televizion!
April 17
17:12 2018

Luana Vjollca pak javë më parë mbylli edicionin e parë të programit “Shiko kush Luan”, një emision argëtues që pati impakt të mirë tek publliku. Momentalisht ajo është në periudhën e “pushimit televiziv” pra pa një program në të cilin ajo të shfaqet si moderatore. Por kjo nuk nënkupton se ajo është duke ndenjur duarkryq pasi projektet e saj muzikore nuk kanë sezone si televizioni.

“A ju mungova? Shihemi shpejt me projekte të reja”,- shkruan moderatorja në një postim të pak ditëve më parë.

Mjaftoi kjo fjali që të gjithë të aludonin se një tjetër program mesa dukej do i besohej Luanës. Por jo, nuk bëhej fjalë për një projekt televiziv por muzikor. Aktualisht Luana është duke punuar për një këngë të re. Ajo numëron 7 projekte muzikore deri më tani të cilat në klikueshmëri krahasuar me tregun janë mirë.

Ka qenë pikërisht producenti i saj Bini Diez ai që ka bërë publik faktin se e vogla e motrave Vjollca do kthehet me një këngë të re. Në një foto të publikuar në Instagram-in e  tij, Luana shfaqet brenda një studioje muzikore. Ende nuk ka asnjë detaj më shumë se për çfarë kënge bëhet fjalë edhe pse mjafton një foto që Luana të bëjë zhurmë në rrjete sociale. /Blitz.al/

Shperndaje