Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Menduat se i keni parë të gjitha nga Lady Gaga? Prisni se nuk keni parë gjë akoma!

Menduat se i keni parë të gjitha nga Lady Gaga? Prisni se nuk keni parë gjë akoma!
April 02
16:14 2017

Lady Gaga, që në fillimet e saj, tërhoqi vëmendje me stilin ekstravagant dhe me look-un unik.

Edhe pse në tetor publikoi albumin e fundit, Joanne, i cili ishte një projekt tërësisht ndryshe nga ç’kishim parë nga Gaga, këngëtarja u shfaq në Grammy Awards 2017 me grupin Metallica në një performancë sa të zjarrtë aq edhe “të errët”.
Duket se Lady Gaga-s i ka pëlqyer ky stil saqë do të bëjë një album të tërë me Metallican.
Këtë e ka treguar vetë lideri i grupit, Kirk Hammett, i cili i është përgjigjur pyetjeve në Tëitter duke thënë se Gaga do të bëjë vokalet e albumit të tyre të ri, që pritet të dalë në 2019-ën.

Albumi do të ketë emrin: “The White Album” ndërsa data e publikimit është mbajtur e fshehtë. /Blitz.al/

Share