Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Menduam se Kim dhe presidenti Trump u takuan për çështje serioze por ata veçse qenkan ‘tallur’ me Khloe-n

Menduam se Kim dhe presidenti Trump u takuan për çështje serioze por ata veçse qenkan ‘tallur’ me Khloe-n
June 08
12:04 2018

Kim Kardashian po hedh dritë mbi takimin e saj me Presidentin Donald Trump, i cili u komentua shumë në media.

Ndërsa fliste me Van Jones në një intervistë që u transmetua të enjten mbrëma në CNN, në “Tonight” me Don Lemon, Kim zbuloi se çfarë ndodhi në ato momente të para pas dyerve të mbyllura.

“Unë e kam takuar atë më parë, para se ai të ishte president, disa herë në fakt, kështu që nisi me një përqafim dhe pasi u ula, ai nisi menjëherë të thoshte: “Mirë, pra, çfarë po ndodh, pse jemi këtu?”

Unë thashë, ‘Unë jam vërtet këtu, sepse dua të di përse e nxorra Khloe nga emisioni “The Apprentice””.

Kjo batutë bëri që të kishte një qeshje të mirë përpara se dyshja të kalonin në çështje serioze. Kujtojmë se “The Apprentice” ishte një emision në SHBA me producant Donald Trump dhe ku Khloe Kardashian, asokohe jo shumë e njohur, mori pjesë. Por rezultoi të skualifikohej e të mos e rrëmbente çmimin e madh.

 

Komento
Shperndaje