Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Menduam se do i përkushtohej martesës, modelja Angela Martini i rikthehet publikut

Menduam se do i përkushtohej martesës, modelja Angela Martini i rikthehet publikut
January 26
18:17 2018

Angela Martini është duke jetuar periudhën më të mirë të jetës së saj. Pak ditë më parë Angela i dha fund beqarisë duke i thonë “Po” në altar të dashurit të saj prej vitesh, miliarderit rumun Dragos Savulescu. Mjaftoi një fustan “nusërie” i zi, aspak zhurmë vërdallë, dy miq në rolin e dëshmitarëve, dy gota për të bërë gëzuar për lumturinë dhe voila, modelja na la të gjithëve gojëhapur duke parë fotot e saj të dasmës dhe lajmin se tashmë ishte Zonja “Savulescu” nëpërmjet Instagram-it. Në një kohë kur të gjithë mendonin se Angela nuk do të merrej më me modeling, pasi do i dedikohej tërësisht martesës së saj, ajo e gjeti mënyrën për t’ju rikthyer pasionit dhe profesionit të saj të vjetër; duke hapur një blog personal ku do të shihni dhe lexoni për të gjithë jetën e saj.

Ditën e djeshme ajo ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e Instagram-it për hapjen e ëebsite-it në të cilën ajo rrëfen momentet më kulminante të jetës, siç ka qenë përshembul johja me bashkëshortin apo si e ka siguruar unazën e saj të martesës. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje