Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendoni se Brad Pitt vuan për Angelinën? Epo, duhet t’ju themi se, siç duket, është kthyer tek ish-e dashura

Mendoni se Brad Pitt vuan për Angelinën? Epo, duhet t’ju themi se, siç duket, është kthyer tek ish-e dashura
June 15
13:40 2017

Për të gjithë ju që mendoni se Brad Pitt e ka ende mendjen tek ish-bashkëshortja Angelina Jolie, na vjen keq por do t’ju zhgënjejmë.  Aktori i njohur mund të jetë rikthyer pas shumë vitesh në krahët e një prej të dashurave të tij. Bëhet fjalë për Gwyneth Paltrow, bionden simpatike të Hollywood-it.

Gwyneth dhe Brad kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyer në fillimet e karrierës së tyre, gjithnjë të pandarë në atë kohë e madje u diskutua shpesh se aq shumë të dashuruar ishin saqë mendonin të martoheshin bashkë. Mos ndoshta janë kthyer sërish për të përfunduar çfarë nisën në vitin 1996? Gwyneth në atë kohë nuk ishte gati për një dasmë, por duket se dashuria për Brad-in i është rikthyer. Në një intervistë së fundmi ajo është shprehur:

“Unë rashë plotësisht në dashuri me të. Ai ishte i ëmbël, i mrekullueshëm. Ishte  thjesht Brad Pitt! Im atë u shkatërrua kur ne u ndamë. Isha 22 vjeç kur u njohëm. M’u desh të shkoja 40 vjeç për t’u zgjuar. Nuk mund të merrja vendime aq serioze në atë kohë. Ai ishte shumë më i mirë për mua, nuk isha gati”.

Në një video “live” në Facebook, aktorja rrëfeu se për të gjithë ata që e pyesnin nëse mes tyre do të kishte një rikthim se  ajo “anije kishte lundruar tashmë”.  Nuk dihet në të vërtetë si do të shkojë kjo punë, por ku ka zë, nuk është pa gjë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje