Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendimi i Delinda Dishës për aktorët e konsumuar në “Portokalli”: Kanë atë rezultat sepse aq punojnë

Mendimi i Delinda Dishës për aktorët e konsumuar në “Portokalli”: Kanë atë rezultat sepse aq punojnë
June 16
17:27 2019

Delinda Disha ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Ajo ka folur për karrierën e saj si aktore prej pesë vitesh në “Portokalli” por edhe për eksperiencën e re si këngëtare.

Gjatë intervistës Fatma e ka pyetur Delindës për marrëdhëniet me kolegët në “Portokalli” dhe si e shohin ata mes tyre ndarjen që shpesh publiku bën, në ata që realisht pëlqehen dhe në grupin e dytë që tashmë janë konsumuar por vazhdojnë të jenë pjesë e programit.

“E ndjeni suksesin e personazhit, të X aktori, renditjen që bën publiku? Janë disa personazhe që ndonjëherë pyesim veten si vazhdojnë t’i mbajnë aty sepse janë të superkonsumuar.”,- e ka pyetur Fatma.

“Fryma është jashtëzakonisht e mirë. Ne përpiqemi shumë për njëri-tjetrin. Mblidhemi të hënën dhe diskutojmë shfaqjen që lamë pas, diskutojmë për temat e numrit. Shpesh janë kolegët ata që hedhin ide, diskutojnë se ndodh që mund të bllokohesh, nuk gjen dot temën e javës. Kjo ndihet midis aktorëve, kuptohet ku je këtë sezon, sa i suksesshëm je. Kam përshtypjen se puna dhe vendosja në rrethana të ndryshme të një personazhi që mund ta themi se nuk shkon shumë mirë, në fund të fundit arti është subjektiv…. secili bën investimin e vet, fundja aq sa punon aq rezultat do kesh.”,- është shprehur aktorja e njohur.

Përsa i përket xhelozisë mes artistëve Delinda shprehet se është e pranishme kudo, madje pa xhelozitë nuk do kishte konkurrencë.

“Unë vetë jam egoiste për punën, kam ego pozitive me veten. Por kohët e fundit kam dëgjuar edhe aktorë që kanë xhelozi për seksin e kundërt që për mua është e paimagjinueshme Ndodh nga inferioritet që mund të ketë. Nuk mund të marrësh as ti nga fama ime as unë nga jotja.”,- ka shtuar Delinda./Blitz.al/

Komento
Shperndaje