Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Menaxheri shqiptar takohet me Cardi B, ky është reagimi i reperes kur merr vesh kuptimin e emrit të saj në shqip

Menaxheri shqiptar takohet me Cardi B, ky është reagimi i reperes kur merr vesh kuptimin e emrit të saj në shqip
July 12
09:23 2019

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DRIN Z. (@drininyczatriqi) on

Menaxheri i artistëve, organizuesi i eventeve ose entreprenuer-i shqiptar, siç shkrueht në bio-n e tij në Instagram, Drini Zatriqi, pati një takim mbrëmjen e djeshme me Cardi B. E keni parasysh, një e enjte e zakonshme në New York.

Në një video të postuar në Instagram nga Drini, mund të shihet se ai së bashku me reperen e njohur janë shumë të afërt, por mbi të gjitha mund të shihet se Cardi nuk është krejtësisht e panjohur me gjuhën shqipe.

Jam me shqiptarin“- thotë artistja e “I like it”, ndërkohë që e pyet Drinin: “Hej, është e vërtetë që Cardi në shqip do të thotë penis?

Dhe pasi menaxheri shqiptar ja pohon këtë, ajo thotë “E dija!” dhe vazhdojnë të qeshin em njëri-tjetrin.

Në fakt ju e dini shumë mirë besoj që “Cardi” nuk do të thotë penis në shqip dhe mesa duket Drini ka nevojë që ta rikujtojë pak gjuhën, ose thjesht nuk ka dashur ti prishë entuziasmin reperes, dhe mië ka bërë. Gjithsesi ishe shumë afër Cardi!

Dhe meqë ra fjala, pse është kaq e vërtetë që fjalët e para që të huajt mësojnë në shqip janë të sharat? /Blitz.al/

Share