Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Menaxheri i Chris Brown: “Unë i rregullova imazhin, ai më goditi siç bëri me Rihanna-n”

Menaxheri i Chris Brown: “Unë i rregullova imazhin, ai më goditi siç bëri me Rihanna-n”
June 23
23:17 2016

Nuk është më diçka e re që këngëtari Chris Brown cilësohet si një nga figurat më problematike, sidomos pas dhunës ndaj ish-të dashurës së tij, Rihanna-ës pak vite më parë. Pas kësaj ngjarjeje, Chris Brown vendosi të punësojë një menaxher për ti rregulluar imazhin në publik, duke qenë se një pjesë e mirë kishin një antipati të thellë për të. Por çudia ka ndodhur, sepse tani është pikërisht menaxheri Mike G, i cili thotë se nuk bashkëpunon më me Chris Brown sepse ai ka ushtruar dhunë mbi të.

Në një intervistë Mike G, ka treguar se në 2012 ai u punësua nga këngëtari Brown jo vetëm për të rregulluar imazhin në publik por edhe për ta bërë këtë të fundit të heqi dorë përfundimisht nga droga, sepse ai ishte përdorues i rregullt. Gjërat kanë shkuar mirë mes tyre deri muajn e fundit, ku Mike G ka deklaruar se Chris Brown e ka futur në një dhomë, duke e rrahur aq keq sa ai ka përfunduar në spital.

Por ajo çka e ka bërë Mike G të flasë është fakti se sipas tij, Chris Brown në vend që të kërkonte falje, ka shkruar keq për të nëpër rrjete sociale si dhe i ka treguar gjithë miqve të tij të ngushtë për mënyrën sesi ka ushtruar dhunë.

Avokati i Mike G ka deklaruar se ata kanë bërë gjithçka kanë mundur që kjo situatë të mos kthehet në bujë mediatike sepse nuk kanë dashur ta dëmtojnë më shumë reperin Brown, por mesa duket “Chris Brown është i keqi i vetes!” – ka përfunduar ai.

Nga ana tjetër, Chris Brown me anë të një video në Instagram ka kthyer përgjigje për Mike G, duke i thënë edhe ndjekësve të tij se ky i fundit është hequr nga puna sepse ka vjedhur para, gjithë të tjerat janë thjesht gënjeshtra.

 

😜🏆

A video posted by 1 (@chrisbrownofficial) on

Shperndaje