Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Menaxheri: Britney Spears e shpëtoi vetëm babai i saj

Menaxheri: Britney Spears e shpëtoi vetëm babai i saj
November 23
12:26 2016

Një nga menaxherët e Britney Spears ka treguar se ishte i ati i saj ai që e nxori nga problemet e theksuara mendore që shfaqi këngëtarja disa vite më parë.

“Ne u përpoqëm shumë që ta rikthenim Spears në rrugën e duhur, jo vetëm në biznes por edhe në aspektin personal. Por kur babai i saj u rikthye në jetën e saj, mendoj se aty ndryshoi gjithçka dhe filloi kthesa dhe rehabilitimi personal e profesional”,- tregon Adam Leber.

Viti 2008 ishte një nga më të vështirët për këngëtaren me famë botërore Britney Spears, e cila përjetoi një sërë problemesh brenda një kohe të shkurtër, duke pësuar tronditje të fortë psikologjike.

Ndarja me Kevin Federline, dëmtimi i rëndë në gju, lindja e dy fëmijëve në një kohë të shkurtër, sollën një sërë ndryshimesh në jetën e Spears në vitet 2007-2008. Pa harruar këtu sjelljet e saj arrogante dhe problemet me paparacët që e ndiqnin përherë nga pas, duke ia bërë jetën më të vështirë dhe rehabilitimin spitalor detyrim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje