Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meghan Trainor vlerësohet nga Billboard me një çmim të veçantë

Meghan Trainor vlerësohet nga Billboard me një çmim të veçantë
November 11
18:32 2016

Eventi i përvitshëm i Billboard, “Woman in Music”, është në fund të përgatitjeve për ceremoninë e këtij viti, që pritet të mbahet më 9 dhjetor, në New York City.

Pak javë më parë, tabloidi i njohur shpalli fituesen e çmimit “Woman of the Year”, Madonna-n (paçka se Madonna nuk ka bërë gjë këtë vit), ndërsa sot Billboard tregoi edhe fituesen e “Chart Topper” dhe “Breakthrough Artist”, respektivisht Meghan Trainor dhe Maren Morris.

Trainor do të marrë trofeun e “Chart Topper” për arritjet në klasifikimet e Billboard për  “All About That Bass”, “No”, “Lips Are Movin” dhe “Like I’m Gonna Lose You”.

Gjithashtu, albumi “Title” dhe “Thank You”, i cili u ngjit në vendin e 3-të në Billboard 200, e kanë ndihmuar këngëtaren për të marrë këtë trofe.

Ndërkohë, në ditët në vijim, Billboard do të publikojë edhe artistet e tjera që priten të nderohen në natën e 9 dhjetorit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje