Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meghan Trainor heq dorë nga turneu. Ja arsyeja…

Meghan Trainor heq dorë nga turneu. Ja arsyeja…
December 12
16:45 2016

Duket se Meghan Trainor ka vendosur të marrë pushimet deri në një vendim të dytë. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku ka treguar se mjekët e kanë vendosur në regjim shtrati.

“Ju thashë javën e kaluar se nuk isha mirë, por mendova se do ta merrja veten me kalimin e kohës. Fatkeqësisht nuk jam shëruar dhe pas takimit me doktorin sot jam në regjim shtrati dhe vokali për dy javët e ardhshme. Kjo më vret shumë sepse isha shumë e emocionuar që t’ju shihja në këtë rrugëtim. Po kthehem në shtëpi që të pushoj dhe do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Ju dua shumë dhe e vlerësoj dashurinë e mbështetjen tuaj. Për mua jeni gjithçka. Mezi po pres t’ju shoh në 2017-n!” – shkruan Trainor në Instagram, duke lajmëruar kështu fundin e turneut të saj për këtë vit.

Shpresojmë që Meghan të rikthehet sa më shpejt në skenë! /Blitz.al/

?

A photo posted by Meghan Trainor (@meghan_trainor) on

Komento
Shperndaje