Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meghan Markle tashmë në çdo event të familjes mbretërore, dhe kësaj here ka shkëlqyer

Meghan Markle tashmë në çdo event të familjes mbretërore, dhe kësaj here ka shkëlqyer
March 13
11:28 2018

Tashmë edhe pse akoma nuk është zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore Meghan Markle nuk mungon në asnjë event të rëndësishëm. Kështu ishte edhe ky i fundit ku Meghan dhe Princ Harry morën pjesë e bëhet fjalë për ditën e Commonwealth-it. Ky është eventi më i rëndësishëm që aktorja amerikane ka marrë pjesë, flasim gjithmonë deri tani.

Por le të ndalemi pak tek paraqitja e saj. Çifti parakaluan pas princ Willian dhe dukeshës Kate e siç duket  gjithë vëmendja ishte tek Meghan Markle. Ajo dukej fantastike e veshur me një pallto të bardhë nga një stiliste e njohur britanike Amanda Wakeley dhe të kombinuar me një kapele  të Stephen Jonese .

Tashmë në çdo event pritet që veshja e Meghan të komentohet sepse ajo ben gjithmonë zgjedhjen e duhur dhe përflitet për mirë nga të gjithë kritikët e modës. Edhe princ Harry dukej shumë në formë me një kostum blu që kombinohej shumë mirë me partneren e tij. Çifti mbretëror kanë shumë fansa në të gjithë botën dhe janë dy personazhe mjaft të pëlqyer nga publiku. Ata në muajin maj do të kurorrëzojhnë edhe dashurinë e tyre në martesë e cila pritet të jetë ngjarja më e rëndësishme e vitit.

Komento
Shperndaje