Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meghan Markle nuk duron më, i shkruan një letër babait dhe marrëdhënia mes tyre mori fund

Meghan Markle nuk duron më, i shkruan një letër babait dhe marrëdhënia mes tyre mori fund
April 18
13:26 2019

Dukea e Sussex-it, Meghan Markle pritet nga ditë në ditë që të bëhet nënë për herë të parë. Por kur vëmendja është e pqrqendruar aty dhe të gjithë pop resin lajmin e madh ajo ka vendosur që ti shkruaj një letër babait të saj duke i prekur të gjithë. Meghan i kërkon atij që t’i jap fund gënjeshtrave për të njëherë e mirë.

Është eksperti mbretëror dhe autorja e librit të Harry dhe Meghan, Katie Nicholl e cila ka treguar se dukesha është e mërzitur dhe e zhgënjyer nga familjarët e saj për të gjithë situatat që ata kanë krijuar. E për këtë aja ka vendosur ti shkruaj një letër babait të saj:

“Babi unë po e shkruaj këtë letër më zemër të thyer dhe të lënduar. Unë nuk e di dhe nuk e kam kuptuar kurrë pse ju keni vendosur të më shkaktoni kaq shumë dhimbje dhe për këtë të mbyllni sytë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Veprimet e tua ma kanë thyer zemrën në miliona copa, jo vetëm për shkak të dhimbjes së madhe që më keni shkaktuar por më shumë për gjërat e pavërteta që keni thënë, diçka që unë kurrë nuk do ta kuptoj”

Për të gjithë ata që ndoshta nuk e dinë babai Meghan, Thomas Markle tha në media të ndryshme se vajza e tij e kishte harruar dhe arriti deri aty sa të shpikte një atak kardiak. Ai arriti të fitonte shumë para në këtë mënyrë sepse i kërkonte paparacëve ose mediave të ndryshme dhe i premtonte se do të fliste për marrëdhënien e tij me Meghan.

Tashmë sipas medias britanike çdo gjë ka marrë fund dhe Meghan i ka dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies me babain. Gjithsesi askush nuk mund të flasë me shumë siguri sepse në fund të ditës ata që vendosin janë protagonistët dhe mund edhe të ndryshojnë mendje nga çasti në çast.

Komento
Shperndaje