Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meghan Markle një Dukeshë e guximshme në ngjyra dhe stil

Meghan Markle një Dukeshë e guximshme në ngjyra dhe stil
July 06
18:33 2018

Meghan Markle duket gjithnjë e më elegante me veshjet e saj në stil serioz e të përshtatshme për një Dukeshë si ajo.
Prej ditës së djeshme po komentohet kudo për fustanin në ngjyrë të verdhë pa mëngë të dizajnerit “Brandon Maxwell” që Dukesha e Sussexit kishte zgjedhur të vishte në pritjen e zhvilluar për Sfidën e Rinjve të Komonuelthit në Londër.

Markle e kombinoi këtë fustan me një palë këpucë të ngjyrës nude, flokë të mbledhura dhe një palë vathë. Përfundimisht Meghan vendosi se ngjyra e verdhë është më në modë këtë verë. Të dy bashkë me Harry-n, i cili kishte zgjedhur për këtë pritje një një kostum në ngjyrën blu, dukeshin shumë këndshëm dhe të kombinuar bukur.

Por Meghan nuk ëhstë e para pjesëtare e familjes mbretërore që guxon të vishet me gnjyrë të verdhë. Edhe Kate Middletton dhe Princesha Diana në garderobën e tyre kanë patur fustane të verdhë të cilët i kanë veshur në evente të rëndësishme./Blitz.al/

Komento
Shperndaje